Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kandidati i partisë për kryeministër, Lumir Abdixhiku do të zhvillojë tubime elektorale në Klinë, Istog dhe në degën 5 në Prishtinë.
“Në këto tubime elektorale, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për të prezantuar Programin politik dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe plot shpresë”, thuhet në njoftim.
Në Klinë, Istog, si dhe në Prishtinë Dega 5, përveç programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve përkatës të listës.
Njoftimi:
Shihemi sot në Klinë – Istog – Prishtinë Dega 5
Në këto tubime elektorale, kryetari i LDK-së dhe kandidati ynë për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për të prezantuar Programin politik dhe vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe plot shpresë.
Në Klinë, Istog, si dhe në Prishtinë Dega 5, përveç programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve tanë përkatës, njerëz të dëshmuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer qytetarëve.
Sot, ejani të gjithë, qytetarë, aktivistë, familjarë e miq; ejani për ta dëgjuar programin; ejani për ta dhënë mbështetjen tuaj.
Zgjidh shpresën!
🤝 Le të bëhemi bashkë për shtetin, për Kosovën tonë! Eja dhe bëhu ndryshimi!
VOTO 123 LDK ✌️
/HisariOnline/







