spot_img
HomeLajmeDogana ndalon sasi të konsiderueshme veshjesh e etiketash false

Dogana ndalon sasi të konsiderueshme veshjesh e etiketash false

spot_img

Dogana e Kosovës në Hanin e Elezit ka ndalaur veshje e etiketa të markave të ndryshme, të cilat u gjetën në bagazhin e një automjeti nën tentimin për t’u kontrabanduar.

Dogana tha se këto mallra u ndaluan pasi ato mund të përdoreshin për t’u vendosur në produkte jo origjinale, duke i paraqitur ato në treg si mallra të markave të njohura.

“Ky veprim dëmton drejtpërdrejt të drejtat e mbajtësve të markave, mashtron konsumatorët dhe cenon konkurrencën e ndershme në treg. Edhe në rastet kur etiketat importohen veçmas nga produktet, ato konsiderohen rrezik për keqpërdorim dhe përfshirje në zinxhirin e falsifikimit”, thotë Dogana e Kosovës.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë kundërvajtëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës thotë se vazhdon të jetë e angazhuar fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe në ndalimin e importit dhe shpërndarjes së mallrave të paligjshme.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img