spot_img
HomeSportBasketbollDerbi '04', Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin të...

Derbi ’04’, Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin të enjten në “13 Qershori”

spot_img

KB Golden Eagle Ylli dhe KB Bashkimi do të zhvillojnë derbin ’04’ të javës së 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, këtë mesjavë. 

Skuadra suharekase i pret ‘arpaxhikët’ e Prizrenit këtë të enjte, nga ora 18:45 në palestrën “13 Qershori”.

Golden Eagle Ylli vjen pas një humbje të rëndë në shtëpi, duke pësuar ndaj Trepçës 69-98, ndërsa do të kërkojë këndelljen dhe rikthimin te fitorja.

Ndërkohë Bashkimi është aktualisht lider i Superligës me 18 pikë, mirëpo ndodhet në një seri prej katër humbjeve radhazi, më e fundit ajo ndaj Prishtinës në kryeqytet me rezultat të ngushtë.

Skuadra e Sarin e gjen veten në pozitën e parafundit aktualisht në tabelë, me 14 pikë – me tre fitore e 8 humbje pas 11 ndeshjeve në kampionat këtë sezon.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img