Rasim Demiri nga koalicioni VAKAT, ka bërë të ditur se sot kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, pas vendimit të KQZ-së dhe PZAP-it, të cilin e konsiderojnë tërësisht politik.
Demiri theksoi se në rastin e Ena Krasniqit nuk ka asnjë pengesë ligjore për certifikim, duke sqaruar se origjina e saj nuk mund të jetë objekt diskutimi apo diskriminimi.
“Nuk është çështje se ku ka lindur. Ajo ka mundur të lindë në Sarajevë, por edhe në Amerikë. Nëna e saj është gjallë, është shqiptare dhe jeton në Kosovë, ndërsa i përket komunitetit boshnjak. Origjina e saj nga Bosnja nuk përbën asnjë problem ligjor”, deklaroi Demiri në një intervistë për emisionin “Kosova Live”.
Sipas tij, vendimet e institucioneve zgjedhore nuk janë të bazuara në ligj, por në kalkulime politike, dhe për këtë arsye rasti është dërguar në instancën më të lartë gjyqësore.
/HisariOnline/







