Manchester United dhe Bournemouth do të përmbyllin duelin e xhiros së 16-të në Premier Laegue sonte mbrëma.
Dy skuadrat takohen në “Old Trafford”, me fillim nga ora 21:00.
“Djajtë” ndodhen në formë solide, duke humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në kompeticion, krahas pesë fitoreve e tri barazimeve, duke u ndodhur në pozitën e 8-të me 25 pikë.
Bournemouth në anën tjetër po kalon në një formë të dobët, duke mbetur pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League, me katër disfata e dy barazime, për t’u pozicionuar aktualisht në vendin e 15-të me 20 pikë.
Megjithatë, ‘Qershitë’ kanë një bilanc të mirë së fundmi në ballafaqimet direkte kundër ‘Djajve’, duke dalë e pamposhtur në katër takimet e fundit, me dy barazime e dy fitore. Të dyja fitoret erdhën pikërisht në ‘Old Trafford’ dhe ishin me rezultat identik, nga 0-3.
Asnjë skuadër në histori të Premier League nuk ka arritur t’i fitojë tri ndeshje radhazi si mysafir ndaj Manchester United duke i shënuar mbi tri gola në secilën prej tyre.
/HisariOnline/







