spot_img
HomeLajme16 ditë afat: Kujdes, mund të ndëshkoheni për faturat...

16 ditë afat: Kujdes, mund të ndëshkoheni për faturat e ujit

spot_img

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka bërë të ditur se borxhi i qytetarëve ndaj kësaj ndërmarrje është 45 milionë euro.

Mjeku paralajmëroi qytetarët se nëse nuk i paguajnë faturat edhe 16 ditë, do të shkojnë të përmbaruesi.

“Ne furnizojmë me ujë të pijshëm diku rreth 180 mijë konsumatorë. Tash llogarite, 180 mijë konsumatorë për shtëpi, shumëzoje me 4 apo 5 anëtarë, më pak se gjysma e paguajnë, ndërkaq pjesa tjetër e paguajnë dhe bëjnë fjalë, kështu që nëse nuk paguajnë deri në fund të këtij muaji [borxhi është 45 milionë euro]”, u shpreh Mjeku në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.

Pos tjerash, Mjeku tha se ditëve të fundit ka pasur turbullira në Ibër Lepenc, çka ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, problem për të cilin ajo u ka kërkuar falje të gjithë konsumatorëve.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img