spot_img
HomeLajmeAksident në Prishtinë, vdes një zyrtar policor

Aksident në Prishtinë, vdes një zyrtar policor

spot_img

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku një zyrtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku.

Sipas Policisë, vdekja e policit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipet emergjente, ndërsa dyshimet e para tregojnë se ajo mund të ketë ndodhur para aksidentit, si pasojë e një sulmi në zemër.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka deklaruar se rasti është ende nën hetim.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës – zyrtar policor”, ka thënë Pllana.

Sipas tij, ekziston dyshimi fillestar se vdekja ka ndodhur para përplasjes.

“Dyshohet se vdekja e viktimës ka ndodhur para aksidentit të komunikacionit, si pasojë e një sulmi në zemër”, ka theksuar ai për mediat.

Me rastin po merret Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img