spot_img
HomeSportFutbollBallkani fiton derbin ndaj Prishtinës, shkëputet në +4 në...

Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës, shkëputet në +4 në tabelë si lider

spot_img

KF Ballkani ka triumfuar në derbin e javës ndaj KF Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 3-1. 

Të katër golat u shënuan përgjatë 45-minutëshit të parë, me mysafirët që zhbllokuan të parët sfidën dhe për të pasuar më pas tre gola të njëpasnjëshëm nga vendasit.

Gentrit Salihu hapi llogarinë në minutën e 13-të, ndërsa në minutën e 22-të rezultati u barazua nga Bleart Tolaj.

Epërsia e parë e suharekasve u shënua në minutën e 30-të kur golashënuesi i parë i ndeshjes, Salihu, këtë herë realizoi në portën e gabuar, ndërsa Valentin Serbe dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë pas një penalltie të shënuar.

Kryeqytetasit bënë përpjekje në pjesën e dytë për t’u kthyer në lojë, megjithatë portat mbetën të paprekura në 45-minutëshin e dytë.

Ballkani me këtë fitore përforcon kreun e tabelës, duke u shkëputur tani në +4, me 32 pikë të mbledhura pas 17 xhirosh.

Ndërkohë, Mislav Karoglan po shijonin startin perfekt me portokallinjtë, duke fituar katër nga katër ndeshjet e para në krye të klubit.

Prishtina ndërkohë shkon tani në gjashtë ndeshje kampionale pa fitore (4 humbje, 2 barazime), duke mbetur e treta me 27 pikë.

Mbetet edhe një xhiro e fundit për këtë stinor vjeshtor, ku Ballkani i shkon Dukagjinit në Klinë, ndërsa Prishtina pret Drenicën.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img