KF Ballkani dhe KF Prishtina do të luajnë kryendeshjen e xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra suharekase i pret kryeqytetasit në “Stadiumin e Qytetit” sot me fillim nga ora 13:00.
Kjo ndeshje mund të përcaktojë edhe kampionin vjeshtor të stinorit, në varësi prej secilës skuadër që del me tre pikë në këtë ballafaqim.
Ballkani ndodhet lider i tabelës me 29 pikë në 16 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Prishtina ndodhet e treta me 27 pikë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Ballkani.
Kujtojmë që për këtë duel, i cili është i fundit i stinorit vjeshtor i luajtur në Suharekë, Ballkani ka vendosur që hyrja të jetë falas.
‘Portokallinjtë’ janë në një formë tejet të mirë, me trajnerin Karoglan duke pasur një bilanc 100% të fitoreve tani, duke fituar tre nga tre ndeshjet e tij të para në krye të klubit – dy në superligë dhe një në kupë – me një goldallim prej 10-3.
E Prishtina në anën tjetër është duke kaluar në një formë katastrofale, duke mos arritur të fitojë asnjërën nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat, me tri humbje e dy barazime.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare:
FC Ballkani XI:

FC Prishtina XI: Pas pak..
/HisariOnline/







