spot_img
HomeLajmeHaradinaj për 7 vjetorin e Ushtrisë: Formimi i saj...

Haradinaj për 7 vjetorin e Ushtrisë: Formimi i saj vulosi sovranitetin e Kosovës

spot_img

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 7-vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës.

Ai vlerëson se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë, por që i lanë Kosovës lirinë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img