spot_img
HomeSportFutbollDerbi ndaj Prishtinës, Ballkani njofton se hyrja do të...

Derbi ndaj Prishtinës, Ballkani njofton se hyrja do të jetë falas

spot_img

KF Ballkani dhe KF Prishtina do të zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll këtë fundjavë. 

Kampioni i trefishtë i Kosovës, Ballkani do ta mirëpresë skuadrën kryeqytetase nesër (e diel) me fillim nga ora 13:00 në “Stadiumin e Qytetit”.

E për këtë duel, klubi portokalli ka njoftuar se hyrja do të jetë falas – pasi që kjo njëherit është edhe ndeshja e fundit në shtëpi për stinorin vjeshtor.

Kujtojmë që Ballkani ndodhet lider i superligës me 29 pikë të mbledhura, dy më shumë sesa Prishtina, por kryeqytetasit me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ky duel, njëherit mund të përcaktojë edhe kampionin vjeshtor të sezonit, ku Ballkani me një triumf potencial nesër, e mbyll stinorin edhe matematikisht si lider, ndërsa e njëjta vlen edhe për Prishtinën, me një triumf të tyre.

Ndërkohë, trajneri i ardhur javë më parë te Ballkani, Mislav Karoglan ka bilanc 100% të fitoreve me ‘portokallinjtë’, duke fituar tre nga tre ndeshjet e para – dy në superligë dhe një në kupë.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img