spot_img
HomeDiasporaShqipnia po çohet. Po Kosova?

Shqipnia po çohet. Po Kosova?

spot_img

  1. Shqipnia po çohet. Po Kosova?

N’Tiranë, ka katër muj, populli nuk po lëviz prej sheshit. Çdo natë. N’shi, n’vapë, n’të ftohtë. Nisi si kundërshtim për Zvërnecin e Sazanin, për tokat që po u jepen t’huajve, po shpejt u kthy n’diçka ma t’madhe. U kthy n’një britmë t’përbashkët: mjaft ma! Mjaft vjedhje, mjaft tallje me popullin, mjaft pushtet që sillet si pronar i vendit. E ma e rândësishmja: atje njerëzit po thojnë “as këta, as ata”. S’po dalin për ndonjë parti. Po dalin për veten e tyne.

E kanë kuptu at’ që na hala s’po guxojmë me e thanë me za: qe ky sistem s’ndreqet me lutje. Ndërrohet.

E na? Na rrijmë e heshtim.

Kosova që s’po e shohim

Heshtim kur fëmijët tonë po ikin me bileta veç n’një drejtim. S’ka shpi n’Kosovë që s’e ka nji djalë a nji vajzë n’Gjermani, n’Zvicër, n’Austri. Ikin jo veç për pagë. Ikin se s’besojnë ma qe këtu mundet me ndryshu diçka.

Heshtim kur vendet e punës u jepen kushërijve e militantëve, e i riu me diplomë rri n’kafe pa punë. Heshtim kur tenderat ndahen n’zyre t’mbylluna. Heshtim kur n’spital na thonë “shko bleje vetë ilaçin”, kur për nji termin te mjeku duhet me pas “njeri”. Heshtim kur drejtësia ndalet te dera e t’fortëve, e i vogli paguen për krejt.

Heshtim e thojmë “qështu asht”.

Jo. S’asht qështu. Qështu e kanë ba. E qata që e kanë ba ata, mundemi me e prish na.

Rrenat që na i kanë mësu

Kjo klasë politike, e majtë a e djathtë, e vjetër a e re, ka jetu me durimin tonë. E ka pas t’lehtë, se na kanë mësu disa rrena.

Na kanë mësu qe protesta asht veç për luftë e për flamur, jo për bukë, punë e drejtësi. Sikur me kërku nji jetë t’denjë n’vendin tand asht turp.

Na kanë mësu qe “s’asht koha”, se kemi Serbinë, se kemi dialogun, se kemi njohjet. Po kur ka qenë koha? Gjithmonë ka pas nji arsye me na heshtë. E ndërkohë, ata që na thojnë “s’asht koha” kanë gjetë kohë me i rregullu punët e veta.

Na kanë mësu qe zani ynë vlen veç nji ditë n’katër vjet. Votojmë, e masanej kthehemi n’shpi e presim. E ata e dijnë mirë qe na do t’presim. Kjo rrenë duhet me marrë fund. Vota asht e rândësishme, po s’asht e vetmja. Nji popull që s’kërkon llogari mes zgjedhjeve, s’ka pse me u çudit kur s’e merr kurrë.

Çka po kërkojmë

S’na duhen premtime t’reja. I kemi ndie mjaft. Na duhen llogari.

Kush ka vjedh, me u përgjigj para drejtësisë, pa marrë parasysh n’cilën parti asht.

Kush e ka punësu familjen n’vend t’atij që e meriton, me ik.

Tenderat me qenë publike, krejt, me emra e me shifra, qe secili qytetar me i pa.

Punësimet n’shtet me u ba me meritë, jo me numër telefoni.

E kush ka heshtë gjatë gjithë kësaj kohe, me u turpnu.

Revolucion, po i yni

Kosovës i duhet nji revolucion. Jo me armë, po me njerëz. Kemi pa mjaft gjak n’këtë tokë, e s’na duhet ma. Forca jonë s’asht te dhuna. Forca jonë asht te numri. Kur dalin dhjetëra mijë njerëz n’shesh, natë pas nate, asnji pushtet s’mundet me u ba se s’po i sheh.

Revolucioni i atyne që s’kanë ma çka me humb, se ua kanë marrë krejt: punën, shpresën, njerëzit që u ikën. Revolucioni i nanave që i përcjellin fëmijët n’aeroport. I studentëve që s’shohin t’ardhme. I punëtorëve që punojnë për 400 euro e paguen rrymën sikur n’Evropë. I mërgimtarëve që dërgojnë para çdo muj, e prapë e shohin vendin tu u zbraz.

Nji popull që del n’sheshe e s’lëviz deri sa pushteti me kuptu qe s’asht pronar i këtij vendi, po shërbëtor i tij.

Mësimi prej Tiranës

Shqipnia na e tregoi qe mundet. Qe s’të duhet ndonji lider, ndonji parti, ndonji thirrje prej selisë. T’duhet veç nji gja: me e kuptu qe ky vend asht i yni, jo i tyne.

Ata kanë katër muj n’shesh. Na s’kemi as nji ditë.

Shqipnia u çu. Tash asht rendi i jonë.

Sheshi po na pret!

Florant Fondaj

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img