spot_img
HomeLajmeMori veturën me qira dhe u zhduk, policia arreston...

Mori veturën me qira dhe u zhduk, policia arreston të dyshuarin

spot_img

Një rast i pazakontë i keqpërdorimit të besimit ka përfunduar me arrestim, pasi një person kishte marrë një veturë me qira dhe nuk e kishte kthyer më te pronari i saj.

Sipas Policisë, viktima kishte raportuar se më 21 nëntor 2025 ia kishte dhënë veturën me qira të dyshuarit, i cili më pas ishte zhdukur pa lënë gjurmë, duke mos e kthyer automjetin.

Pas hetimeve intensive, më 11 dhjetor 2025, njësitë policore arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. Veturën e gjetur e sekuestruan nga i dyshuari dhe më pas ia kthyen pronarit të ligjshëm.

I dyshuari u intervistua në stacion policor dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img