Sot rreth orës 07:40, Policia e Kosovës është njoftuar për një vetaksident trafiku në fshatin Dollc të Klinës.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.







