spot_img
HomeLajmeAksidenti i rëndë mes veturës dhe kamionit në autostradë,...

Aksidenti i rëndë mes veturës dhe kamionit në autostradë, humb jetën një grua

spot_img

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur të premten në mëngjes midis një veture me targa të huaja dhe një kamioni.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img