Gazetari i njohur nga Suhareka, njëherit ish-drejtor mediatik i FC Ballkanit, Kushtrim Reshitaj, me anë të një adresimi publik, ka ngritur disa hipoteza sa interesante, aq edhe të mistershme, duke aluduar e pretenduar për disa rikthime brenda këtij klubi.
Ai nuk ka përmendur asnjë emër, as nëse bëhet fjalë për lojtarë ose akterë të tjerë, por ka ftuar një ribashkim e unifikim, raporton Hisarionline.net.
“Kurrë s’është vonë për t’u rikthyer aty ku përket”, nis shkrimi i tij.
Në mes tjerash, Reshitaj ka potencuar se pavarësisht se objektivat e ambiciet e njerëzve mund të ndryshojnë në periudha të caktuara, kurrë s’është vonë për t’u rikthyer, sipas tij, në fole.
Ky opinion i ish-drejtorit të Klankosova.tv, vjen pas disa zhvillimeve të mëdha te klubi tjetër i qytetit, FC Suhareka. E dihet se disa njerëz që udhëhoqen me këtë klub, dikur kanë qenë pjesë (ose të afërt) te Ballkani, njofton Hisarionline.net.
A lidhet kjo apo jo, nuk është bërë ende e qartë, andaj mëposhtë e keni postimin e plotë të gazetarit ⬇️







