spot_img
HomeBallinaBllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci - Serbi

Bllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci – Serbi

spot_img

Numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova raportohet se kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që nga ora 02:00 e natës, pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.

Një qytetare që ndodhet në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, ka bërë të ditur për Klan Kosova se situata ka ndryshuar pjesërisht.

Sipas saj, autoritetet kanë nisur të lejojnë kalimin e veturave, ndërsa autobusët vazhdojnë të mbesin të bllokuar, transmeton Hisarionline.net

Ajo tha se, deri më tani, vetëm shtatë autobusë janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa të tjerët po presin ende në kolonë.

Qytetarja theksoi se pritjet vazhdojnë të jenë të gjata dhe vijonë qysh nga mesnata.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img