Shqiptari Ervin Lita, 28-vjeçar, është gjetur i vdekur në një rrugë në Leicester të Britanisë.
Policia e Leicestershire tha se u kontaktua në orën 06:58 të dielën pasi Shërbimi i Ambulancës së Midlands Lindore gjeti të riun, i cili njihej edhe si Ervin Axhami, në Compton Road.
28-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje.
Dy burra, 36 dhe 27 vjeç, të cilët u arrestuan me dyshimin për vrasje, janë liruar me kusht ndërsa hetimet vazhdojnë, tha policia të martën, shkruan BBC.







