spot_img
HomeLajmeKamioni godet motoçiklistin, i cili humb këmbën pas aksidentit

Kamioni godet motoçiklistin, i cili humb këmbën pas aksidentit

spot_img

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë zonës së Viroit.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 17:10, një motomjet me targa greke, me drejtues shtetasin Jorland Koçi, është përplasur me një kamion, me drejtues shtetasin Edlir Kore.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i dëmtuar rëndë në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shkruan A2CNN, transmeton Hisarionline.net

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Për ngjarjen është referuar material procedurial për veprën penale të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img