spot_img
HomeLajmeGjendet i vdekur në banesë një 25 vjeçar në...

Gjendet i vdekur në banesë një 25 vjeçar në Mitrovicë

spot_img

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në një banesë në Mitrovicë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e të riut.

Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Me urdhër të prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, tha Zahiti.

(KlanKosova)

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img