Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si çdo vit, edhe sivjet ka krijuar parkingje të reja për mërgimtarët.
Me vendim, në dispozicion të bashkëatdhetarëve janë vënë oborret e komunës dhe shkollës fillore 7 Marsi, si dhe parkingun te ish-tregu i qytetit (përballë Parkut të Dëshmorëve), raporton Hisarionline.net.
I pari i këtij qyteti ka njoftuar stafin e tij dhe gjithë administratën se nga data 11 korrik deri më 20 gusht, nuk mund t’i parkojnë veturat e tyre në këto hapësira.







