spot_img
HomeLajmeSi fuqizohet LDK-ja, duke u kthyer te të vjetërit,...

Si fuqizohet LDK-ja, duke u kthyer te të vjetërit, apo me vizion të ri?

spot_img

Lidhja Demokratike e Kosovës po kalon një momentum aspak të lehtë.

Strukturat e kësaj këtij subjekti janë të ndarë mes vete, nëse partia duhet kthyer në dorë të kastit të vjetër politik, të vazhdohet me Lumir Abdixhikun, apo të kalojë në duar të dikuj krejtësisht të ri, raporton Hisarionline.net.

Pos fillimit të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit aktual, ndasitë ishin të vërejtshme edhe sot, kur disa antarë kryesie nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës për mbledhje.

Kujtim Shala nuk shkoi, as Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti e Gazmend Muhaxheri.

Ndërkohë disa të tjerë, shfrytëzuan rrjetet sociale apo forma të tjera, për të treguar se nuk e duan Abdixhikun më kryetar, siç është Rrezarta Krasniqi, e cila nuk kishte mbështetje të mjaftueshme të votuesve për t’u rizgjedhur deputete,, në disa palë zgjedhje të fundit.

Përderisa rikthimi i Vjosa Osmanit solli përmirësim numrash të këtij subjekti, ka ende shumë zëra brenda që nuk e duan as ish-presidenten, por as atë lloj unifikimi, për të cilin votuesi i ngriti më 7 qershor.

Lutfi Haziri pas mbledhjes së sotme të kryesisë së partisë, tha se janë diskutuar hapat që duhet t’i marrë LDK-ja tutuje dhe se nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja, njofton Hisarionline.net.

Armend Zemaj, që poashtu ishte në takim, kërkoi nga të gjithë bashkëpartiakët që debatin ta bëjnë në takimet e brendshme, jo me    jashtë. Njëkohësisht, ai tha se rezultatet jo të pëlqyeshme nëpër garat zgjedhore, duhet t’i bëjnë njerëzit kompetent, të japin përgjegjësi.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img