spot_img
HomeLajmeDogana sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaruara në...

Dogana sekuestron rreth 300 mijë euro të padeklaruara në një automjet në kufirin e Hanit të Elezit

spot_img

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ditën e sotme në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, kanë zbuluar te një shofer 295,270 euro të padeklaruara.

“Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë  zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës”, thuhet në njoftim.

Shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit kufitar dhe parandalimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë dhe interesave të vendit”, thuhet tutje.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img