Puna e tyre nuk njeh orar!
Sa herë të jetë nevoja, zjarrëfikësit në Suahrekë duhet me urgjencë të jenë në vendin e ngjarjes. E kjo s’është aspak e rrallë.
Komandanti i këtij shërbimi në këtë qytet, Vehbi Krasniqi, ndonëse e thekson për Hisarionline.net se po përballen me vështirësi funksionuese, për shkak të mungesës së stafit, prapë se prapë po japin gjithçka nga vetja, që të gjitha shërbimet të kryhen.
“Është e paraparë që për çdo 1500 banorë, të ketë një zjarrëfikës, e ne jemi aktualisht vetëm 15. Në minimum do të duhej të ishim së paku 30”, theksoi Krasniqi.
Sipas tij, gjatë një viti kalendarik, mesatarisht bëhen 350 intervenime!
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Hisarionline, në youtube:







