Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, u certifikuan të mërkurën.
Tash për tash nuk është dhënë asnjë sinjal se kur mund të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, afati kushtetues prej 30 ditëve ka veç ka filluar, njofton Hisarionline.net.
Sipas nenit 66 të Kushtetutës dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, legjislatura e re duhet të legjitimohet më së largu deri më 7 gusht.
Nga praktikat e kaluara, ka pasur raste kur shumë shpejt pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, është bërë edhe kompletimi i legjislativit, por pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, ishte krijuar një hallakamë e madhe e cila zgjati nga 15 prilli deri më 26 korrik të atij viti.
Kryetare e fundit e Parlamentit kosovar, ishte Albulena Haxhiu!







