spot_img
HomeLajmeLojë shpërblyese me dallavere? 21-vjeçarja akuzon ‘Grande Mall’ se...

Lojë shpërblyese me dallavere? 21-vjeçarja akuzon ‘Grande Mall’ se s’ia dhanë veturën që e fitoi

spot_img

Dallaveret me organizimin e lojërave shpërblyese në Kosovë nuk janë edhe fort të rralla. Dyshimet për përfshirje të një qendre tregtare në Gjilan kanë shkuar deri në gjykatë, pasi një vajzë e re ushtroi padi.

“Blej në Grande Mall dhe fito” veturën Citroen C3 me ngjyrë të kuqe, ishte loja për të cilën 21-vjeçarja L. Salihu u ankua në gjykatë, por, në vend të automjetit 20 mijë eurosh, duket se e “fitoi” betejën ndaj “Grande Mall” në gjykatë.

Ky institucion, të martën, ka nxjerrë aktvendim që të aprovohet si i bazuar propozimi për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë së paditëses dhe ka caktuar masën e përkohshme.

Për pasojë, qendrës tregtare i është ndaluar ta organizojë shpalljen e fituesit të çmimit kryesor të lojës shpërblyese.

Por, pronari i “Grande Mall”, Gzim Selimi, ka thënë se versioni i 21-vjeçares nuk qëndron dhe se situata është krejt ndryshe.

Për Klanin, ai ka thënë se vajza që po pretendon se e ka fituar veturën, ka plotësuar vetë 13 kuponë që ishin dedikuar për konsumatorët dhe se, për këtë arsye, nuk ka pasur të drejtë të marrë pjesë në lojë.

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img