spot_img
HomeSportFutbollS'ka fitues në Uells, Ballkani do ta kërkojë kualifikimin...

S’ka fitues në Uells, Ballkani do ta kërkojë kualifikimin në Prishtinë

spot_img

Është mbyllur 0-0 ndeshja ndërmjet Connah’s Quay dhe Ballkanit.

Tani për ta kaluar raundin e parë eliminator të UEFA Europa Conference League, suharekasët duhet ta fitojnë duelin e dytë ndaj këtij kundërshtari.

Ai ballafaqim zhvillohet të enjten e 16 korrikut, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 20:00, njofton Hisarionline.net.

Ndryshe, Ballkani është skuadra e parë nga Kosova që arriti të kualifikohet dy herë në fazën finale të këtij kompeticioni.

Në të dyja ato pjesmarrëse historike, grumbulloi nga katër pikë, duke mundur skuadra të mëdha, si Dinamo Zagreb e Sivasspor.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img