spot_img
HomeLajmeMbahet takimi i 280-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës,...

Mbahet takimi i 280-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, miratohen një sërë pikash të rendit të ditës

spot_img

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e z. Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e tij të 280-të me radhë.

Në takim shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash të rendit të ditës.

Me këtë rast, Këshilli mori vendimet si vijon:

  1. Autorizoi Kryesuesin e Këshillit, z. Ardian Hajdaraj, që në emër të institucionit të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të avancimit të koordinimit institucional dhe shkëmbimit profesional ndërmjet dy institucioneve homologe.
  2. Anëtarët e Këshillit u njoftuan për arritjen e moshës së pensionimit nga një prokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi që emri i prokurorit Slobodan Bakiq t’i procedohet Presidentes së Republikës së Kosovës për lirim nga detyra.
  3. Trajtoi ankesën disiplinore nr. AD.nr.10/2025 dhe vendosi që lënda t’i referohet Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve për vlerësim të mëtejmë, në pajtim me procedurat disiplinore dhe standardet e vlerësimit profesional.
  4. Anuloi procesin e rekrutimit të prokurorëve.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img