Një punëtor i fabrikës ‘Kosovamont’ është lënduar rëndë gjatë orarit të punës para rreth gjysmë ore.
Ai ka pësuar lëndime në kokë, pasi një mjet i fortë e ka goditur, në rrethana akoma të panjohura.
Ekipi mjekësor fillimisht ka intervenuar në vendin e ngjarjes, e më pas i lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pacienti i lënduar nga një mjet i fortë është 60 vjeçar, gjendja e të cilit vazhdon të jetë e rëndë. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjendja stabile, por e rëndë”, deklaroi për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës Naser Syla.







