spot_img
HomeLajmeSuhareka me 5 deputetë në Kuvendin e Kosovës

Suhareka me 5 deputetë në Kuvendin e Kosovës

spot_img

Ndonëse doli bindshëm si partia e parë në nivel vendi, nga 53 deputetët me të cilët do të përfaqësohet në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka vetëm një nga Suhareka, Salih Zybën, i cili grumbulloi 16,637 vota.

Nga kjo komunë, Enver Hoxhaj mbetet përfaqësuesi i vetëm i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe më i votuari nga pesë parlamentarët e kësaj ane. Ish-ministri i Punëve të Jashtme mori 30,854 vota në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Hisarionline.net.

Që Lidhja Demokratike e Kosovës e këtij qyteti, të ketë sërish një pjestare në Parlament, rezultoi vendimtare kandidatura e Albena Reshitajt. Doktoresha e rikthen LDK-në e Therandës me ligjvënës, pas plot shtatë vjetësh. Në zgjedhjet e fundit, 19,614 qytetarë të Kosovës ia besuan votën ish-ministres së Mjedisit.

I vetmi subjekt politik që nga ky vend i Rrafshit të Dukagjinit ka siguruar dy deputetë është Aleanca.

Albana Bytyqi e fitoi mandatin përmes kuotës gjinore me 10,425 vota, ndërsa Burim Ramadani, i cili mori pothuajse dyfishin e bashkëpartiakes së tij, gjithsej 20,101, rikthehet në Kuvendin e Republikës, pas tërheqjes së Daut Haradinajt.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img