spot_img
HomeLajmeRigjykimi i jep 12 vjet burgim për krime lufte...

Rigjykimi i jep 12 vjet burgim për krime lufte Bajroviqit, dëshmitarët e Masakrës së Saradanit: Vendim qesharak

spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues me 12 vjet burgim ndaj Ekrem Bajroviqit për krime lufte gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Dëshmitarët e Masakrës së Saradanit nuk janë pajtuar me vendimin e gjykatës.

Të pakënaqur me aktgjykimin, ata kanë bërë me dije se i akuzuari për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 ka marrë vendim qesharak.

Dëshmitari Naim Elshani, i cili ende i bart në trup plagët e kësaj masakre, ka thënë se nuk pajtohet me këtë vendim.

“Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Ky vendim është qesharak. 12 vjet burgim t’i merr një kriminel ku me sytë e mi e pashë në krim, tortura, i përjetova, ku ende sot plagët më kullojnë gjak. Domethënë, është tmerr. Unë nuk pajtohem me këtë vendim”, ka thënë Elshani.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img