Gjatë ditës së djeshme, në Podujevë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zyrtarët policorë dhe njësitë përkatëse, të cilat kanë sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja.
Në vendngjarje kanë dalë edhe drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, ekipet mjekësore, si dhe prokurori i rastit.
Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në pronat e personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë, si dhe një armë gjahu me 49 fishekë.
“Podujevë 02.07.2026-13:40. Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovarë (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policor dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja.
Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë.
Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.







