spot_img
HomeLajmePrekëse: Nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja...

Prekëse: Nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja 43-vjeçari në Venezuelë

spot_img

Një operacion kërkim-shpëtimi ka përfunduar me sukses në Venezuelë, ku një 43-vjeçar u nxor i gjallë pasi tetë ditësh i bllokuar nën rrënojat e një objekti të shembur nga tërmeti.

Hernan Alberto Gil Flores u shpëtua në orët e para të së enjtes nga bodrumi i kompleksit tregtar “Galerias Playa Grande”.

Sipas ekipeve të shpëtimit, kontakti me 43-vjeçarin ishte vendosur disa ditë më parë, gjë që ndihmoi në organizimin e operacionit për nxjerrjen e tij nga rrënojat.

Roja i sigurisë ndodhej në kabinën e tij të punës gjatë turnit të natës kur goditi tërmeti.

Edhe pse ndërtesa u shemb, kabina ku ai qëndronte mbeti e paprekur, duke krijuar një hapësirë me ajër që i mundësoi të mbijetonte për më shumë se një javë.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img