Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për mashtrim.
Me autorizim, PK ka publikuar fotografinë e të kërkuarit dhe u ka bërë thirrje atyre që kanë informacion, të ndihmojnë në lokalizimin e tij.
Policia apelon që kushdo që posedon informata lidhur me identitetin ose vendndodhjen e personit në fjalë, të kontaktojë në numrin pa pagesë 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.








