spot_img
HomeLajme“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e...

“Babën dhe vëllaun i ka prekë pak, djalin e ka mytë n’vend”, momenti tragjik i familjes Bajselmani

spot_img

Urim Ndrecaj, bashkëfshatari i Fatlind Bajselmanit që u godit për vdekje nga rrufeja dje në Suharekë, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja tragjike.

Ai tha se tashmë i ndjeri kishte qenë me babain dhe vëllanë në pyll kur i kishte zënë moti i lig.

“Për fat të keq kanë qenë në pyll djemtë, ka qenë me babë edhe me gjithë vëlla. Aty i ka nxanë shiu, një shi shumë i madh, edhe papritmas, vetëtima ka gjujtë edhe e ka rrokë atë djalin”, ka thënë Ndrecaj për Klan Kosovën.

“Po edhe babën edhe vëllaun i ka prekë pak por djalin e ka mytë n’vend”.

“Kanë ardhë policia, ndihma e shpejtë deri ku kanë mujt me u futë atje, sepse ka qenë zona jo e mirë për policinë, bashkëfshatarët kanë shku me i nxjerrë”.

I riu suharekas që u mbyt nga rrufeja varroset sot në fshatin e vet

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img