Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka ekstraduar sot një shtetas kosovar që ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
I dyshuari, i cili ishte shpallur në kërkim për të vuajtur një dënim prej një viti burgim dhe kishte shpëtuar drejtësisë, u arrestua më parë nga autoritetet gjermane.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vuajtjen e dënimit prej një (1) viti burgim dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Pas ekstradimit, ai iu dorëzua njësive policore në rajonin e Pejës për procedurat e mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe vendore për parandalimin dhe hetimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për kapjen e personave dhe grupeve të shpallura në kërkim.
/HisariOnline/







