Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bicaj në Qarkun e Kukësit, ku një vetura ka dalë nga rruga dhe ka ‘fluturuar’ mbi një shtëpi.
Për pasojë, kanë mbetur të plagosur shoferi dhe dy pasagjerët, të cilët, pas ndihmës së parë të marrë në urgjencën e Kukësit, janë dërguar për ndihmë të specializuar në spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, njoftoi Policia.







