spot_img
HomeLajmeE enjte e trishtë për dy familjet kosovare, sot...

E enjte e trishtë për dy familjet kosovare, sot varrosen mërgimtaret që vdiqën në aksidentet në Francë e Gjermani

spot_img

Kjo e enjte është ditë zie për dy familje shqiptare, të cilat sot do t’u japin lamtumirën e fundit dy grave që humbën jetën tragjikisht në aksidente të ndara jashtë Kosovës.

Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për Besire Kolgeci-Baraliun, me prejardhje nga fshati Bukosh i Suharekës, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Francë.

Ajo do të varroset në ora 14:00, në varrezat e qytetit Lingolsheim, në Francë.

Në aksidentin tragjik mbetën të lënduar edhe bashkëshorti i saj dhe dy djemtë e familjes, të cilët morën trajtim mjekësor në një spital në Bazel.

Po gjatë ditës së sotme do t’i jepet lamtumira edhe 20-vjeçares Rina Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës, e cila vdiq po ashtu tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani.

Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 18:00, në varrezat e fshatit Damanek.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img