spot_img
HomeLajmeGjykata vendos një muaj paraburgim për të dyshuarën për...

Gjykata vendos një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen e 29-vjeçarit në Ferizaj

spot_img

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurës A.R., e cila dyshohet për veprën penale “Vrasja”.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të provave, gjyqtari i procedurës paraprake, Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në një kompleks banesor në Ferizaj, e dyshuara ka privuar nga jeta F.H,.

“Sipas dyshimeve, viktima kishte shkuar në banesën ku ndodhej e pandehura, e cila ishte marrë me qira nga babai i saj. Gjatë qëndrimit në banesë, mes tyre ka ndodhur një mosmarrëveshje që ka eskaluar në përleshje fizike. Dyshohet se A.R. ka marrë armën e zjarrit nga viktima dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe ndaj të pandehurës ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Po ashtu, gjykata ka bërë të ditur se ankesa ndaj këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e masës së paraburgimit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img