Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Uzkan Ulutash, ka pritur në takim ambasadorët, krerët e misioneve dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë nga 31 vendet kontribuese me trupa në Shtabin e KFOR-it, Kampi Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutaş përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për periudhën në vijim.
“Komandanti i KFOR-it riafirmoi angazhimin e misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka njoftuar KFOR përmes një komunikate për media.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







