spot_img
HomeLajmeI la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë,...

I la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë, gjobitet me 300 euro gruaja në Prizren

spot_img

Një grua është gjobitur me 300 euro pasi kishte lënë fëmijët e saj të mbyllur në një veturë të parkuar në një qendër tregtare në Prizren.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 17:50, kur është pranuar një informacion se disa fëmijë ndodheshin të mbyllur brenda një automjeti, të rraskapitur nga temperaturat e larta.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe, me ndihmën e një shufre metalike, kanë hapur automjetin për t’i nxjerrë fëmijët.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe e ëma e fëmijëve, ndaj së cilës Policia ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh për kundërvajtjen “Moskujdes ndaj të miturit”.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë sezonit të verës të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.

Autoritetet rikujtojnë se në asnjë rrethanë nuk duhet të lihen fëmijët të mbyllur në automjet, pasi temperaturat e larta mund të rrezikojnë seriozisht jetën dhe shëndetin e tyre.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img