spot_img
HomeLajmeVritet një person në Dragash, Policia jep detaje nga...

Vritet një person në Dragash, Policia jep detaje nga incidenti tragjik

spot_img

Në mbrëmjen e 29 qershorit, rreth orës 23:15, Policia e Kosovës është njoftuar për një rrahje mes disa personave në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.

Policia ka bërë të ditur se, me të arritur në vendin e ngjarjes, patrulla ka hasur në një person të shtrirë në tokë, i cili dyshohet se kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor nga QKMF Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull rreth 47-vjeçar me inicialet G.T., nga fshati Zlipotok.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin është identifikuar B.H., 40 vjeç, gjithashtu nga Zlipotoku, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Forca të shumta policore, përfshirë njësitet relevante të Stacionit Policor në Dragash, komandantin e stacionit dhe Njësinë Rajonale të Hetimeve në Prizren, janë angazhuar në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit për zbardhjen e plotë të rastit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img