spot_img
HomeLajmePacolli merr vendim: Ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja...

Pacolli merr vendim: Ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqim paraprak nga Ministria e Mjedisit

spot_img

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka marrë vendim për forcimin e mbrojtjes së drunjve urbanë dhe hapësirave të gjelbra në të gjithë Kosovën.

Me këtë vendim, ajo ka thënë se ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqim paraprak të Ministrisë, si dhe obligohen komunat të bëjnë inventarizimin e plotë të drunjve urbanë dhe të zbatojnë standarde të qarta për mbrojtjen e tyre.

“Po ashtu, çdo projekt që prek hapësirat e gjelbra do t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit mjedisor, ndërsa për çdo dru të larguar do të zbatohet parimi 1 me 3, duke garantuar zëvendësimin dhe mirëmbajtjen e drunjve të rinj. Ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e natyrës, rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe ndërtimin e qyteteve më të gjelbra e më të shëndetshme për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, ka shkruar Pacolli.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img