18 vjeçari, Yll Hiseni, i cili u raportua i zhdukur dhe ndaj të cilit u nis një operacion i kërkim-shpëtimit nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, është gjetur pa shenja jete ditën e sotme.
Lajmi u bë i ditur nga njëri nga anëtarët e kësaj shoqate.

“Njoftim
Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se personi i humbur, tashmë i ndjeri Yll Hyseni nga fshati Brod, e kemi gjetur pa shenja jete.
Dua t’i falënderoj të gjithë banorët e fshatit dhe Policinë për bashkëpunimin.
Zoti ju shpërbleftë për kontributin që dhatë deri në gjetjen e tij”, deklaroi ai.
Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës.
/HisariOnline/







