Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur dje rreth orës 22:50 në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.
Nga Prokuroria kanë njoftuar se në vendngjarje ka dal prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe nga aty në bashkëpunim të plotë me Sektorin e Hetimeve Rajonale dhe me njësitë tjera relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj çështje penale.
“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, është ndaluar edhe babai i saj (M.B)., deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast. Trupi i pajetë i viktimës F.H., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Prokuroria në Ferizaj ka thënë se janë duke punuar për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështje penale.
Njoftimi i plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







