spot_img
HomeLajmeTemperaturat e larta, IKSHPK del me një apel për...

Temperaturat e larta, IKSHPK del me një apel për qytetarët

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, pasi në vend priten temperatura të larta që kategorizohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar.

Sipas njoftimit të institucionit, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të popullsisë.

“Kujdes nga temperaturat e ngritura. Bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë fundjavë në vendin tonë priten temperatura të ngritura, cilat kategorizohen si Valë e të nxehtit me intensitet mesatar”, njoftom IHMK.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit.

“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni  të ndjeshmit, e sidomos foshnjet dhe fëmijët nga nxehtësia”, njofton IHMK.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img