spot_img
HomeSportFutbollGrupi D i Botërorit jep verdiktet finale: ShBA e...

Grupi D i Botërorit jep verdiktet finale: ShBA e para, Australia e dyta – Turqia jashtë

spot_img

Grupi D i Botërorit luajti sot ndeshjet e treta dhe të fundit në grup ku u dhanë edhe verdiktet finale se cilat kombëtare kualifikohen më tej.

Sfida direkte për vendin e dytë e këtij grupi, ajo mes Paraguajit dhe Australisë përfundoi pa gola me “kangurët” që edhe pse e mbyllën me 4 pikë aq sa amerikano-latinët, festojnë në fund pasi kanë golavarazh më të mirë.

Sfida tjetër e këtij grupi, ajo mes Turqisë dhe SHBA-ve edhe pse nuk kishte histori sa i përket kualifikimit dhuroi spektakël me 5 gola, me turqit që arritën të shënonin në fundin e takimit për të vulosur rezultatin 3-2 dhe për të marrë në këtë mënyrë një fitore “nderi”.

Amerikanët e kishin siguruar më herët vendin e parë në grup ndërsa turqit ishin eliminuar zyrtarisht pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para.

REZULTATET:

PARAGUAJ-AUSTRALI 0-0

TURQI-SHBA 3-2

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img