spot_img
HomeLajmeNisin punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e...

Nisin punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në trafik

spot_img

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se sot, nga ora 11:00, do të fillojnë punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Sipas njoftimit, punimet do të kryhen nga operatori ekonomik i kontraktuar dhe gjatë realizimit të tyre priten kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe, sa herë që është e mundur, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesat në trafik.

Po ashtu, është kërkuar respektimi i sinjalizimit të përkohshëm rrugor dhe udhëzimeve të personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img