spot_img
HomeLajmeAUV heq nga tregu ujin mineral “Kllokoti”, cilësohet me...

AUV heq nga tregu ujin mineral “Kllokoti”, cilësohet me përmbajtje të lartë të borit

spot_img

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë  është njoftuar për largim nga tregu të produktit: ‘’Ujë Mineral’’ me origjinë nga Kosova.

Pas kryerjes se testeve laboratorike ai ka rezultuar me nivel të lartë të Borit ‘’Boron’’, duke tejkaluar kufijtë e lejuar.

” Të dhënat e produktit:

  • Emri i produktit: Ujë Mineral
  • Brendi: UJË KLLOKOTI
  • Kompania eksportuese: Rugove SH. P. K
  • Paketim: 1.5 L, datë skadimi: 05.01.2027 dhe 07.04.2027
  • Paketimi:0.5 L, datë skadimi: 16.02.2027 / 19.02.2027 / 04.04.2027 dhe 07.04.2027
  • Arsyeja e njoftimit: Përmbajtje e lartë e Borit (Boron) në ujë mineral
  • Niveli i rrezikut: SERIOZ
  • Vendi eksportues: Kosovë”, ka njoftuar AUV.

Ata kanë thënë se do të marrin veprimet ligjore, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin e konsumatorit.

“Inspektimi nisë  tek prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit. Vazhdon me gjurmimin për verifikim të të gjitha lotëve të prodhimeve ekzistuese dhe të ndërlidhura me rastet e lajmëruara. Operatori ekonomik distribues të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadences. Po ashtu konsumatorët qe e posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura sipas datave të skadimit, ta kthejnë menjëherë produktin ne piken e blerjes. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së  do të ndërmarrë të gjitha veprimet në afat sa me të shkurtër kohore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, ka njoftuar AUV.

Njoftimi i plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img