Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, ku vdiq një shtetas i Kosovës.
Sipas Tch, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e përgjumjes gjatë drejtimit të mjetit.
Aksidenti me fatalitet në Shqipëri, ky është personi nga komuna e Suharekës që humbi jetën
“Familja po udhëtonte me automjet në aksin rrugor Lezhë–Milot. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin si pasojë e përgjumjes dhe u përplas me një kamion. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetas nga Kosova, humbi jetën” raportoi Tch.
Viktima është identifikuar, i cili vjen nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, Kadri Behluli.
Sipas Policisë së Shqipërisë, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe motra e viktimës, si dhe djali i tij, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftim.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







